Tifozat Kuq e Zi pergatiten per te ndjekur ndeshjen Hungari - Shqiperi ne Budapest. Shqiperia kryeson grupin 1 me 4 pike. Te gjithe shqiptaret drejt Budapestit per te mbeshtetur Kombetaren Kuq e Zi. O sa mire me qene shqiptar. Ndeshja do të luhet në stadiumin Ferenc Pushkash, Budapest, dhe çmimi i biletës është rritur dhe varion nga 35-40 euro. Tribunat janë vendosur dhe shumë shpejt do të nxjerrim edhe skemën e stadiumit me tribunat tona dhe cmimet përkatëse. Belle Air do te organizojne udhetime nga Shqiperia dhe Kosova per ne Hungari. Cmimet jane 280 euro kthyese nga Tirana dhe 350 euro kthyese nga Prishtina. Fluturimi nga Prishtina behet permes Tiranes. Pra, ne Tirane bashkohen tifozet qe duan te udhetojne per ne Hungari nga vendlindja. Udhetimi eshte 1-ditor. Vizat nxirren nga kompania. Per arsye sigurie, pasaportat ndalen ne aeroportin e Budapestit nga kompania Belle Air. Kjo gje behet per te mos pasur probleme me ambasaden. Itinerari do te jete ky: 11 OCT PRN TIA 08.15 09.00 11 OCT TIA SOB 11:30 13:00 11 OCT SOB TIA 23:30 01:00 12 OCT TIA PRN 06:30 07:15 Bileta kthyese e udhëtimit nga Zvicra me autobus kushton 100 CHF. Për rezervimet në Zvicër, kontaktoni me Shkëlqimin në +41788280748 ose Sokolin në +41793759706. Udhetimi nga Viena kushton 15euro/person. Per me shume informacion: 🤍🤍tifozatkuqezi.com/njoftime.php Gjithashtu, shqiptarët nga Belgjika po organizojnë udhëtim të përbashkët. Për informata ju lutemi të kontaktoni Labinot Konushevcin në numrin +32495752207 ose adresën e emailit labi_q🤍hotmail.com
A ka informacion te sakte sa kushton bileta? Shifrat qe publikohen jane te ndryshme.
magjarrt kan problem me topa te ulet ne qofte se tanet luaj shpejt dhe me topa te ulet do ta ken me te leht fitoren...
ene un do jem ne budapest, nji dit para neshjes, dini gjo ça sektori na kon caktu
forca te se bashku le te skojm ne budapest e ta kallim ta bejm budapestin kuq e zi.
Kushdo qe e sheh kete video, le ta shperndaje ne sa me shume forume shqiptaresh e emaila miqsh ne diaspore, ne menyre qe te shkojme te gjithe te organizuar sa me mire dhe qe biletat per kete ndeshje t'i marrim ne nje vend. Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per Kombetaren Kuq e Zi. Na duhen patjeter keto 3 pike! Perpara Shqiperia! Vetem Fitore!
shum e fort ...shpresoj qe do ta ngjyrosmi edhe budapestin kuq e zi Forca Tifozat Kuq e Zi Forca Shqiperia !!!!!!!!