Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban ka fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e përgjithshme në vend, tregojnë rezultatet e deritanishme. Partia e tij e krahut të djathtë, Fidesz, ka marrë 53.1 për qind të votave, me 98 për qind të votave të numëruara deri më tani. Aleanca opozitare, e udhëhequr nga Peter Marki Zay, ishte pas tij me 35 për qind. Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi burokratët e Brukselit dhe presidentin e ukrainës, Volodimir Zelenski, duke i quajtur ata kundërshtarë. Kjo ishte një fitore e madhe. Ata mund ta shohin këtë që nga hëna, por sigurisht edhe nga Brukseli po ashtu... Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe ka pritur më shumë se gjysmë milionë refugjatë deri më tani. Orban insiston se do të ndihmojë njerëzit por nuk do ti dërgojë armë ukrainës dhe në këtë mënyrë ai e mban vendin jashtë luftës. Zelenski në vazhdimësi ndërkohë ka kritikuar politikat e Orban. Kur rezultati të konfirmohet zyrtarisht nga komisioni zgjedhor në Hungari, fitorja do të jetë e katërta radhazi e Fidesz që nga viti 2010. 58 vjecari Orban ka marrëdhënie jo të mira me Bashkimin evropian, që konsideron se Fidesz ka dëmtuar institucionet demokratike të Hungarisë. Në 12 vitet e tij në pushtet, orban ka rishkruar kushtetutën, ka mbushur gjykatat kryesore me të përzgjedhur të tij dhe ka ndryshuar sistemin elektoral, në avantazh të tij. Gjatë fushatës, fraza më e përdorur nga opozita, ishte : Orban apo Evropën. Kandidati i opozitës kishte argumentuar se hungaria duhej ti bashkohej polonisë, britanisë e të tjerëve për të ndihmuar ukrainën me furnizime me armë. Dhe nëse do të ishte e nevojshme dhe vetëm në kornizat e NATO-s, duhej edhe të konsideronte dërgimin e trupave. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: 🤍top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍bit.ly/2TJndeH #Orban#Deklarata#TopChannel